“Retorika nacionaliste dhe përçarëse në Bosnje-Hercegovinë rrezikon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Shqetësimin e ka shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën që zhvilloi me kryesuesin aktual të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç.Stoltenberg theksoi se NATO mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
“NATO mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Jemi thellësisht të shqetësuar me retorikën ndarëse dhe përçarëse që dëgjohet në Bosnje e Hercegovinë. NATO mbështet reformat në fushën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në këtë drejtim, përfshirë edhe në modernizimin e forcave të armatosura”, tha Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO.
Ndonëse Stoltenberg nuk përmendi emra, deklarata e tij duket se u bë në referencë për udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili shpesh bën paralajmërime për shkëputjen e entitetit të Republikës Sërpska nga Bosnje e Hercegovina.
Dodik, që është nën sanksione amerikane, mban lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kundërshton procesin e integrimit të Bosnjës në NATO. Ndërkaq kryesuesi i radhës i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç, tha se shumica e qytetarëve të shtetit të tij mbështesin anëtarësimin në NATO.
Ai tha se për vendin e tij, mbështetja nga NATO-ja është jetike për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
“NATO edhe përmes vendimeve të organeve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës ka kompetenca të veprojë në rast se stabiliteti i vendit vihet në rrezik. Mbështetja nga NATO-ja është jetike për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, tha Denis Beçiroviç, Kryesues i Presidencës Trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Shefi i NATO-s.
Jens Stoltenberg, tha se Bosnja duhet të vazhdojë punën në përmbushjen e kushteve në mënyrë që të marrë ftesën për anëtarësim./A2CNN
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...