NATO ka mbyllur bazën e saj ajrore në Gjermani. Vendimi, sipas mediave gjermane është marr për shkak të një akti sabotimi brenda territorit të bazës ajrore në Geilenkirshen.
Zëdhënësi i komandës Territoriale të Ushtrisë Gjermane në Berlin theksoi se kazermat janë mbyllur dhe po kontrollohet ndotja e mundshme e ujit të pijshëm.
E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për bazën ushtarake të NATO-s në Këln të Gjermanisë. Mijëra ushtarë që punojnë atje janë këshilluar që të mos pinë ujë rubineti pasi autoritetet po hetojnë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë akt sabotimi.
Në bazën e Këlnit është raportuar për kontaminim të ujit. Uji në bazën, e cila ka 4 mijë e 300 ushtarë dhe 1 mijë e 200 punonjës civilë, mund të jetë kontaminuar pasi dikush hyri me forcë në ambiente, bën me dije media gjermane, Der Spiegel.
Baza në Këln-Wahn është shtëpia e flotës së avionëve ushtarakë të përdorur për udhëtime nga kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e tij, por edhe baza nga e cila nisen furnizimet për ushtrinë e Ukrainës. Brenda bazës ndodhen edhe disa zyra të komandës amerikane.
NATO ka paralajmëruar më parë për një fushatë aktivitetesh armiqësore të organizuara nga Moska, duke përfshirë aktet e sabotimit dhe sulmeve kibernetike, por nuk kishte asnjë tregues se kush mund të kishte ndërhyrë në bazën e Këlnit.
Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake perëndimore pa një model që po evoluonte dhe se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse duke u bërë më aktive./a2cnn
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?