Në qytetin lituanez të Kazlu Ruda, ndërtimi i poligonit të parë të standardizuar të forcës ajrore të NATO-s në rajonin e Balltikut po përfundon, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë lituaneze të Mbrojtjes.
Poligoni do të vendoset rreth 60 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe ka mision të qartë “të kontribuojë në politikën e NATO-s për të penguar Rusinë”. Në të, avionët ushtarakë do të jenë në gjendje të ushtrojnë sulme ndaj objektivave të tokës. Përveç kësaj, struktura do të përdoret për trajnimin e pilotëve ushtarakë.
Ndërtimi i poligonit filloi në 2017 dhe fundi i saj është planifikuar për tremujorin e fundit të këtij viti. Projekti është duke u zhvilluar me ndihmën e njësisë inxhinierike të Forcave Ajrore të SHBA-së. Financimi i ndërtimit vjen nga Iniciativa Evropiane e Garancive të Sigurisë (ERI).
Kjo bazë vjen ndërkohë që NATO vë Rusinë në vendin e parë midis “kërcënimeve ndaj sigurisë transatlantike”.
Vitet e fundit, Moska ka tërhequr në mënyrë të përsëritur vëmendjen dhe paralajmërimin kundër veprimtarisë së paparë ushtarake të NATO-s pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, si në shtetet baltike. NATO vazhdon të zgjerojë iniciativat e saj drejt lindjes nën pretekstin zyrtar të “shmangies së agresionit rus”.
Moska ka shprehur më shumë se një herë shqetësimin e saj mbi rritjen e forcave të SHBA-NATO në Evropë. Zëdhënësi i Presidentit rus Putin, Dmitri Peskov, kohët e fundit deklaroi se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd, por nuk do të injorojë veprimet potencialisht të rrezikshme për interesat e saj jetike.
Ekspertët rusë thonë se kjo strukturë do të ketë jo vetëm rëndësi ushtarake, por edhe ekonomike. Analisti i Sputnik Nikita Danjuk thotë se vendet baltike kanë vështirësi ekonomike dhe janë të interesuara për bashkëpunim të ndërsjellë me vendet e NATO-s.
Gjithnjë sipas ekspertëve rusë cituar nga Sputnik, vendosja e bazës ushtarake nuk do të forcojë mbrojtjen e Lituanisë. Danyk beson se në rast të një konflikti të vërtetë, vendet baltike nuk do të kishin asnjë shans kundër Rusisë.
Ekspertët rusë gjithashtu paralajmërojnë se rritja e trajnimit të ri ushtarak në një distancë të vogël nga kufiri rus është në shkelje të Marrëveshjes për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris.
Marrëveshja u nënshkrua nga 16 vende të NATO-s dhe gjashtë vende të Organizatës së bllokut të Varshavës, dhe ajo krijoi ekuilibrin e forcave konvencionale të armatosura të shteteve anëtare./oranews/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...