Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka shprehur mbështetje për Ukrainën midis thellimit të krizës me Rusinë në përshkallëzimin e fundit të konfliktit të tyre katërvjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës ushtarake nga Rusia kundër anijeve ukrainase dhe personelit detar. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që pa vonesë të lirojë marinarët dhe anijet ukrainase të konfiskuara”, tha aleanca ushtarake në një deklaratë.
NATO theksoi se dhuna ruse kundër anijeve dhe marinarëve ukrainas është e papranueshme.
“Duke pasur parasysh përdorimin e forcës ushtarake nga Rusia kundër Ukrainës pranë Detit Azov dhe ngushticës Kerç, aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Rusisë të sigurojë qasje të papenguar porteve ukrainase dhe të lejojë lirinë e lundrimit”, thuhet në deklaratën e NATO-s.
NATO përsëriti mbështetjen e plotë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda “kufijve të saj dhe ujërave territoriale ndërkombëtarisht të njohura”. Aleanca tha se qëndron me Ukrainën, do të vazhdojë të sigurojë atë me mbështetje politike dhe praktike, si dhe do të monitorojë situatën.
Ajo po ashtu dënoi ashpër aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia, duke theksuar se aleanca nuk do ta njohë këtë veprim.
Të dielën në Krime, Rusia konfiskoi dy anije të marinës së Ukrainës dhe një anije detare me 23 anëtarë të ekuipazhit, duke akuzuar Kievin për hyrje në ujërat e saj dhe për provokim të një konflikti. Ajo tha se anijet kishin injoruar thirrjet për të ndaluar, duke shkaktuar veprime ushtarake.
Rusia ndërhyri përderisa anijet e Ukrainës po zhvendoseshin nga porti i Detit të Zi të Odesë në portin e Mariupolit në Detin Azov. Video që u shfaq në internet tregonte një anije të rojës ruse duke përplasur tragetin e marinës ukrainase në ngushticën Kerç.
Ukraina po ashtu akuzoi anijet luftarake ruse për hapjen e zjarrit mbi anijen, duke pohuar se pjesëtarët e ekuipazhit ishin plagosur dhe anijet ishin konfiskuar nga Rusia.
Rusia dhe Ukraina janë të përfshira në tensione dhe mosmarrëveshje që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.
Turqia, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e konsideruan aneksimin si të paligjshëm. Ukraina po ashtu ka fajësuar Rusinë për dhunë separatiste në Ukrainën lindore pranë kufirit me Rusinë.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...