Terrorizmi, ndarja e ndershme e barrës financiare dhe Rusia ishin temat kryesore, që u diskutuan në samitin e NATO-s në Bruksel, ku për herë të parë merrte pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Ky i fundit kërkoi me ngulm, që anëtarët e aleancës të respektonin nivelin prej 2% të GDP-së për mbrojtjen dhe mori reagimin që priste prej tyre. Në konferencën për shtyp pas samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dha detaje për ato që u vendosën.
“Ramë dakord për një plan të NATO-s kundër terrorizmit. NATO vendosi që të jetë zyrtarisht pjesë e koalicionin global kundër Shtetit Islamik, por kjo s’do të thotë se do të angazhohemi në luftime. Vendimi ynë dërgon mesazh të fortë për angazhimin kundër terrorizmit”, tha Jens Stoltenberg.
Përsa i takon ndarjes së barrës financiare, Stoltenberg tha se vendet anëtare ranë dakord që të hartojnë plane kombëtare për të respektuar kufirin prej 2% të GDP-së, për të treguar sesi do ta respektojnë atë. Ai shtoi se planet do të paraqiten në dhjetor. Stoltenberg u tregua mjaft i qartë edhe për Rusinë dhe tha se përforcimi i aleancës është reagim proporcional ndaj veprime ruse në Krime dhe Ukrainë.
“NATO është një aleancë mbrojtëse dhe kërkon të përforcojë këdo, por njëkohësisht duke kërkuar dialog me Rusinë. Ne nuk duam të provokojmë konflikte, por t’i parandalojmë ato”, tha Stoltenberg.
Pavarësisht ngacmimeve të gazetarëve, Stoltenberg nuk pranoi asnjë dyshim për angazhimin amerikan në NATO dhe tha se, presidenti Trump ka dhënë garanci për këtë. Në fund të fundit, nxitimi i Trump për të qenë në mes të grupit, madje edhe duke shtyrë kryeministrin malazez, Dusko Markoviç, duhet të tregojë se ai ka dëshirë të jetë aty.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty