NATO-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) uruan presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris pas betimit zyrtar në ceremoninë e inaugurimit që u zhvillua në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi dyshen e re të Shtëpisë së Bardhë Biden-Harris, duke deklaruar se sot filloi “një kapitull i ri për Aleancën Transatlantike”.
“Lidhja midis Amerikës së Veriut dhe Evropës është themeli i sigurisë sonë dhe një NATO e fortë është e mirë si për Amerikën e Veriut, ashtu edhe për Evropën. Për më shumë se shtatëdhjetë vjet, Aleanca jonë Transatlantike ka garantuar lirinë, paqen dhe sigurinë për njerëzit tanë”, tha shefi i NATO-s.
“Udhëheqja e SHBA-së mbetet thelbësore, ndërsa ne punojmë së bashku për të mbrojtur demokracitë tona, vlerat tona dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shtoi ai.
Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjithashtu uroi presidentin dhe nënpresienten e SHBA-së.
“Është koha për të rikthyer bindjen dhe mendjen e shëndoshë dhe për të rinovuar marrëdhëniet tona BE-SHBA”, theksoi Michel.
Jakup Krasniqi mbush 74 vjet sot, kjo është ditëlindja e tij...
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildish...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje në ndeshjet e para këtë vit
Natë kaotike në Gjermani, katër të vdekur dhe disa të plagos...
Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë...
16 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët në Shqipëri