NATO-ja dënoi Moskën për njohjen e pasaportave të rebelëve në Ukrainë

21:26 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

NATO-ja ka dënuar sot veprimin e Moskës, për njohjen e pasaportave të të ashtuquajturës republika separatiste pro ruse në lindje të Ukrainës dhe njohjen përdorimit të rublës ruse si valutë në ketë territor.

NATO-ja e ka vlerësuar si shqetësim të madh veprimin e Moskës zyrtare.

Rusia ka aneksuar në vitin 2014 Krimen, dhe u jep përkrahje të vazhdueshme rebelëve pro rus në lindje të Ukrainës, të cilët luftojnë kundër ushtrisë ukrainase për shkëputjen e disa territoreve të Ukrainës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme