NATO i bën thirrje Rusisë të shkatërrojë raketën e re, paralajmëron për përgjigje

14:56 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë të mërkurën hapat e tyre të ardhshëm nëse Moska e mban sistemin e raketave që Shtetet e Bashkuara thonë se do të lejonin sulme bërthamore në Evropë dhe shkel traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF).

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të marrë rrugën e përgjegjshme, por nuk kemi parë asnjë shenjë që Rusia ka ndërmend ta bëjë këtë”, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi.

“Ne do të duhet të reagojmë,” tha Stoltenberg, transmeton portali arbresh.info.

Ai nuk pranoi të hynte në detaje. Por diplomatët thanë që ministrat e mbrojtjes do të marrin në konsideratë më shumë fluturime në Evropë nga aeroplanët e Uashingtonit, të aftë për të kryer sulme bërthamore, më shumë trajnime ushtarake dhe ripozicionimin e raketave me bazë në det.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s duan që Rusia të shkatërrojë sistemin e saj të raketave të lundrimit 9M729 / SSC-8, të cilin Moska deri tani nuk pranoi të bënte. Ajo mohon çdo shkelje të traktatit të INF, duke akuzuar Uashingtonin se po kërkon një garë armësh.

Pa një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të tërhiqen nga traktati i INF më 2 gusht, duke hequr kufizimet në aftësinë e saj për të zhvilluar raketa të afta bërthamore dhe mesatare.

Mosmarrëveshja ka thelluar një ndarje në lidhjet Lindje-Perëndim që u përkeqësuan rëndë pas konfiskimit të Krimesë nga Rusia dhe përfshirjen e saj në Siri./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme