Një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Baltik është duke u zhvilluar tani.
Të quajtura “Iriqi”, stërvitjet përfshijnë 10 vende, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilat pritet të aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën brenda disa ditësh, transmeton portal arbresh.info
Stërvitjet në Estoni, të cilat do të zgjasin deri më 3 qershor dhe ishin organizuar përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë, por një zgjerim ushtarak pranë kufirit të saj do të kërkonte një reagim.
NATO ka thënë se qëllimi i stërvitjeve është të “rrisë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë” e forcave të saj.
Rreth 15 mijë trupa janë të përfshirë në stërvitjen në Estoni, duke e bërë atë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të mbajtura në vend që nga viti 1991.
Stërvitja po zhvillohet 64 km (40 milje) nga baza më e afërt ushtarake e Rusisë.
Stërvitje ushtarake të tjera të NATO-s po mbahen edhe në Poloni, Maqedoninë e Veriut dhe Lituani./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër