NATO do të zhvillojë stërvitjen më të madhe në Detin Baltik

12:53 | 5 Qershor 2024
K.B

Stërvitja më e madhe ushtarake detare e NATO-s “BALTOPS 2024” do të mbahet nga 7 deri më 20 qershor në Detin Baltik, njoftoi sot Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Forcave Ajrore Aleate.

“Kjo qasje e integruar ndaj sigurisë së Detit Baltik dërgon një mesazh të fortë për kundërshtarët e mundshëm, pengon agresionin, përmirëson stabilitetin dhe siguron vendet e NATO-s dhe popullsinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Në stërvitje do të marrin pjesë 19 vende anëtare të NATO-s me më shumë se 50 anije, 85 avionë dhe rreth 9,000 ushtarë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme