Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca do të vendosë një pjesë të forcës së saj të reagimit ushtarak dhe do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, ndërsa tha se Rusia po përpiqej të rrëzonte qeverinë ukrainase.
“Ne shohim retorikë, mesazhe, të cilat tregojnë fuqishëm se qëllimi është heqja e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Kiev,” tha ai në një konferencë shtypi pas një takimi virtual të krerëve të NATO-s, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Disa nga 30 aleatët e NATO-s njoftuan llojin e armëve që do të furnizonin Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, tha ai, pa dhënë detaje.
Stoltenberg tha se NATO po vendoste elementë të forcës së saj të reagimit të shpejtë, e cila përbëhet nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale, në territorin aleat.
Më vete, Gjermania njoftoi se do të vendoste një kompani trupash në Sllovaki, ku ushtarët do të ndërtojnë një pjesë të një grupi të ri beteje të NATO-s që do të krijohet.
“Ne po punojmë për dërgimin e shpejtë të një kompanie në Sllovaki,” tha Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht për TV publik gjerman ZDF pas bisedimeve me homologun e saj sllovak.
Gjermania do të dërgojë gjithashtu një bateri të mbrojtjes raketore Patriot në krahun lindor të NATO-s, së bashku me rreth 300 trupa për ta operuar atë, ndërsa nuk janë dhënë detaje se në cilin vend do të vendoset ajo./arbresh.info/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...