NATO ka deklaruar se do të rrisë praninë e saj rreth Suedisë dhe detit Baltik, nëse Suedia vendos që të aplikojë për t’iu bashkuar aleancës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për transmetuesin suedez SVT.
Sekretari i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e mbrojtjes së kufijve të vendit ndërsa miratohet aplikimi i saj në NATO, i cili mund të zgjasë deri në një vit, trasmeton portal arbresh.info
“Që nga momenti i mundshëm që Suedia po aplikon, dhe NATO thotë se ata duan që Suedia të anëtarësohet, ka një detyrim shumë të fortë nga NATO që të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e Suedisë”, tha Stoltenberg për SVT.
Suedia dhe Finlanda fqinje pritet të marrin një vendim nëse do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n këtë muaj, pasi të dy vendet kanë konsideruar anëtarësimin në aleancë pas fillimit të luftës në Ukrainë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...