Google ADS

NATO do të dërgojë mijëra ushtarë në Afganistan

00:53 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka konfirmuar që aleanca do të dërgojë disa mijëra trupa të tjerë për të ndihmuar në luftën kundër talibanëve.

“Autoritetet tona ushtarake kanë kërkuar disa mijëra trupa për misionin në Afganistan dhe sot mund të konfirmoj që do të rrisim prezencën tonë në Afganistan”, ka deklaruar Jens Stoltenberg para takimit të ministrave të mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm nuk ka specifikuar shkallën e mbështetjes shtesë, duke thënë që anëtarët e aleancës “do të përfundojnë me një takim me të gjitha kombet që kontribuojnë me Misionin e Mbështetjes në Afganistan dhe ne do të diskutojmë ardhmërinë e prezencës së NATO-s në vend”.

Stoltenberg gjithashtu ka thënë se 15 nga 29 anëtarët janë zotuar për kontribute shtesë në misionin afgan dhe shumë të tjerë do të bashkohen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme