Finlanda njoftoi sot zyrtarisht synimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO ndërsa shumë nga vendet e aleancës shprehën optimizëm për një proces të shpejtë si për Finlandën edhe Suedinë, megjithë kundërshtitë e papritura të Turqisë. Në takimin informal të NATO-s në Berlin, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se vendi i saj është i gatshëm për një ratifikim të shpejtë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikonfirmoi vendosmërinë e aleancës ndaj kërcënimit rus në Ukrainë dhe më gjerë.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, i cili po merr pjesë në takimin e NATO-s, theksoi se aleanca dëshiron përfundimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë.
“Çdo anëtar i aleancës dëshiron përfundim e kësaj lufte sa më parë. Por, ne jemi gjithashtu të vendosur të vazhdojmë ndihmën e sigurisë për Ukrainën, të vazhdojmë sanksionet, kontrollin ndaj eksporteve dhe presionin diplomatik ndaj Rusisë për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Sekretari Blinken.
NATO ka besimin se do të gjenden një zgjidhje për kundërshtitë e Turqisë ndaj një pranimi të shpejtë në aleancë të Finlandës dhe Suedisë, tha zv.sekretari i përgjithshëm, i cili mori pjesë në takim në vend të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili po merr veten nga COVID-i. /arbresh.info/
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...