NATO dhe SHBA në alarm, 120,000 trupa ruse në kufirin me Ukrainën

21:14 | 20 Prill 2021
A. B.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar sanksione të reja ekonomike nga Perëndimi për Moskën këtë të martë. Sipas tij, përqendrimi i forcave ushtarake ruse në këto moment, në kufijtë e Ukrainës, është më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë.

Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120,000 trupa në kufirin e Ukrainës, tha të martën Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke kërkuar sanksione të reja ekonomike nga Perëndimi për Moskën.

Zyrtarët perëndimorë thonë se përqendrimi i forcave në këto momente është më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë.
“Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në afërsi të kufijve tanë në verilindje, në lindje dhe në jug. Në rreth një javë, ata pritet të arrijnë një forcë të kombinuar prej mbi 120,000 trupash,” tha Kuleba në një konferencë shtypi. Më herët, Uashingtoni dhe NATO janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime.

Ministri tha se Ukraina nuk dëshironte konflikt me Rusinë.

Sipas tij kostoja e parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të Rusisë do të jetë gjithmonë më e ulët se kostoja e ndalimit të saj dhe zbutjes së pasojave të një lufte.

Është mënyrë më efektive për t’ja bërë të qartë Moskës se një fazë e re agresioni do të ketë pasoja të tmerrshme për Rusinë, izolim ndërkombëtar dhe sanksione të dhimbshme ekonomike. – tha Kuleba.

Rusia ka thënë që grumbullimi i trupave të saj është një stërvitje e parakohshme ushtarake tre javore për të provuar gatishmërinë luftarake në përgjigje të asaj që ajo e quan sjellje kërcënuese nga NATO.

Moska të martën akuzoi gjithashtu SHBA dhe NATO për “aktivitet provokues” në ujërat dhe hapësirën ajrore të Detit të Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme