NATO ka dënuar sulmin me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj shtëpisë së kryeministrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë nga media sociale tha se e dënon në mënyrë të fuqishme sulmin.
“NATO mbështet institucionet irakiane të mbrojtjes dhe sigurisë të cilët luftojnë kundër terrorizmit dhe të cilët mbrojnë pavarësinë dhe sovranitetin e vendit”, tha Stoltenberg.
Shtëpia e Al-Kadhimit që ndodhet në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, u sulmua mëngjesin e sotëm me dron të armatosur ndërsa Al-Kadhimi shpëtoi pa marrë plagë.
Në përleshjet gjatë protestave të zhvilluara më 5 nëntor nga grupet e afërta me Iranin që kundërshtuan zgjedhjet e mbajtura në vend, humbi jetën një protestues si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat e sigurisë.
Pas këtij zhvillimi disa grupe të afërta me Iranin dhe forcat milice shiite kritikuan ashpër kryeministrin Al-Kadhimi dhe bënë deklarata deri në kërcënime si dhe theksuan se vrasja e një protestuesi nuk do mbesë pa u ndëshkuar.
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...