NATO dhe Bashkimi Europian kanë dhuruar një shfaqje publike uniteti gjatë kësaj të marte, përballë kritikave të Donald Trump, duke lavdëruar bashkëpunimin e thelluar mes tyre teksa presidenti i zgjedhur amerikan këmbëngul se aleatët europianë duhet të shqetësohen më shumë për peshën e tyre ushtarake.
Në praninë e shefes së Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ministrat e Jashtëm të NATO-s miratuan më shumë se 40 propozime për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër sulmeve kibernetike, në operacionet detare dhe të ndihmojnë vendet fqinje për të mbrojtur më mirë veten.
“Sot ne kemi shënuar vërtet një moment historik në përpjekjet tona për të shtuar bashkëpunimin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg për reporterët, gjatë një momenti pushimi të punimeve dyditore në Bruksel.
Trump kritikoi ashpër kombet europiane gjatë fushatës së tij presidenciale, se nuk kishin investuar mjaftueshëm në aspektin e mbrojtjes, ndërsa shtoi se dëshironte që NATO të bënte më shumë në luftën kundër terrorizmit. Më pak se 6 shtete, nga 22 aleatët e Bashkimit Europian, shpenzojnë dy për qind të prodhimeve kombëtare të tyre çdo vit për mbrojtjen, një objektiv i vendosur nga aleanca atlantiko-veriore.
Shtetet e Bashkuara, deri më sot themeluesi me shpenzimet më të mëdha në NATO, kanë kërkuar prej vitesh nga vendet partnere që të shpenzojnë më shumë, por retorika e nxehtë dhe e paparashikueshme e Trumpit ka shqetësuar shumë prej aleatëve. Ata janë të shqetësuar edhe prej qëndrimit jokritik të Trumpit përkundrejt presidentit rus Vladimir Putin, edhe pse kreu i Kremlinit po përdor me agresivitet forcat e tij të armatosura në Europë.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili merr pjesë në ministerialin e tij të fundit të NATO-s, ra dakord se “uniteti është tepër, tepër i rëndësishëm” për aleancën me natyrë mbrojtëse.
“Ne duhet të bëhemi bashkë për t’u siguruar të kemi një Europë të fuqishme, një NATO të fuqishme, si dhe vlerat e interesat që ndajmë së bashku. Ndaj dhe do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht”, tha Kerry për reporterët.
Takimi i Brukselit synonte pjesërisht të siguronte administratën në ardhje të Shtëpisë së Bardhë, se aleatët europianë po shpenzojnë më shumë dhe se aleanca më e madhe ushtarake në botë është duke bërë mjaftueshëm në luftën ndaj terrorizmit./tch/Arbresh.info
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?