Nata e parë e qetë në Çernihiv që nga muaji shkurt

22:03 | 2 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Qyteti verior i Çernihivit, të premten pati natën e parë të qetë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, tha për BBC-në nënkryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako, transmeton arbresh.info.

Ai tha se “falë përpjekjeve të mëdha të ushtrisë ukrainase, trupat ruse u larguan nga shumica e fshatrave përreth Çernihivit”.

Pas javësh granatimesh dhe sulmesh ajrore ruse, Lomako tha se ka dëme të mëdha në infrastrukturën e Çernihivit.

Analistët perëndimorë dhe ukrainas besojnë se tërheqja ruse në pjesë të veriut është një plan rigrupimi, përpara një ofensive të re ruse në lindje të Ukrainës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme