Policia në Hong Kong është përplasur me protestuesit pro-demokracisë me gaz lotsjellës në disa nga trazirat më të qëndrueshme që janë parë në territorin kinez në javët e fundit.
Protestuesit – që disa mbanin në kokë kapelet e babadimrit dhe disa të tjerë brinjtë e drerit për të shënuar kështu festën e Krishtlindjes – mbajtën mitingje në disa qendra tregtare, derisa disa të tjerë dolën në rrugët e një zone të njohur turistike.
Disa prej tyre hodhën bomba me benzinë, derisa policia ka përdorur sprej me përbërje piperi dhe shkopinj.
Në Hong Kong tash e gjashtë muaj po vazhdojnë protestat anti-qeveritare, transmeton Klan Kosova.
Protestat kanë filluar në muajin qershor lidhur me një projektligj shumë të diskutuar për ekstradimin, derisa tani janë kthyer në një lëvizje shumë më të gjerë ku kërkohet një hetim mbi brutalitetin e policisë dhe reforma demokratike.
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe