Gjatë një konference për media në Washington, DC, NASA ka deklaruar se ka zbuluar shtatë planetë të reja të madhësisë së Tokës të cilat sillen rreth një ylli rreth 40 vit drite më larg. Kurse tre nga ata janë në “Zonën Goldilocks” në të cilat mund të zhvillohet jeta.
Kjo është hera e parë që astronomët kanë zbuluar një sistem diellor me planetë të ngjashme me tokën, transmeton arbresh.info.
Ndërsa me kushtet e duhura atmosferike që të gjitha planetët do të mund të kenë sipërfaqe ujore, kurse gjasat për këtë gjë kanë ato tri planetë që gjenden në “Zonën Goldilocks”.
Sistemi i sapo zbuluar, Trappist- 1, gjendet në sistemin Aquarius, vetëm 40 vjet drite nga e jona ose 235 trilion milje. Të gjithë shtatë planetët mendohet të jenë planetë tokësore si e jona dhe jo si gjiganti i gazit, Jupiteri, apo xhuxhët e akullt si Ceresi.
Këto planetë sillen rreth yllit të tyre, një yll xhuxh ultra i ftohtë që është edhe më i vogël edhe më i zbehtë se Dielli ynë, në orbitat të cilat janë më afër diellit të tyre sesa Merkuri që është me Diellin tonë.
Planetët më afër diellit të tyre përfundojnë orbitat e tyre për vetëm 1.5 dhe 2.4 ditë ndërsa planetët më të largëta e kryejnë këtë udhëtim për 12 ditë.
Orbitat e tyre janë aq afër njëra tjetrës saqë nëse dikush dëshiron të shikoj në planetin tjetër mundet lirisht të shoh karakteristikat gjeologjike të fqinjëve të tyre.
Fatmirësisht ylli i Trappist-ës është mjaft i dobët saqë pavarësisht afërsisë së planetëve me të, ka shumë gjasa që të ekzistoj ujë në këto planetë.
Ky lajm vjen në një kohë emocionuese të kërkimit të planetëve jashtë sistemit tonë diellor. Në fillim të këtij viti hulumtuesit kanë zbuluar praninë e ujit në një planet që gjendet vetëm 50 vjet drite larg nga sistemi ynë diellor./Arbresh.info
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës