NASA themelon komitetin shkencor për hetimin e UFO-ve

10:47 | 10 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

NASA ka njoftuar formimin e një komisioni të pavarur, i cili do të studiojë fenomenet ajrore me identitet të panjohur, ose siç njohën ndryshe UFO.

Komisioni i pavarur do të mbledhë të dhëna dhe do të hetojë lëvizjet në qiell që dyshohet se janë qenie jashtëtokësore.

Studimi do të fokusohet në identifikimin e të dhënave të disponueshme dhe mënyrën se si NASA mund t’i përdorë këto të dhëna për të avancuar kuptimin shkencor të UFO-ve.

Studimi do të nisë në vjeshtë dhe pritet të zgjasë nëntë muaj, me një buxhet prej 100,000 dollarësh. Studimi do të bazohet në të dhëna të hapura dhe raporti rezultues do të publikohet nga NASA.

“Ne kemi mjetet dhe ekipin që mund të na ndihmojë të përmirësojmë të kuptuarit tonë për të panjohurën. Ky është përkufizimi i shkencës”, tha Thomas Zerbuchen, zëvendësdrejtor i Misionit të NASA-s.

Siç tha ai, ky është një hulumtim me “rrezik të lartë”, por edhe “ndikim domethënës” dhe NASA nuk duhet të hezitojë, edhe nëse ka të bëjë me një fushë studimi të diskutueshme.

Termi UFO, që do të thotë “objekt fluturues me identitet të panjohur”, është lidhur prej kohësh me idenë e anijes kozmike aliene, diçka që nuk u përmend fare në prezantimin e raportit të UAP.

Studiuesit u fokusuan kryesisht në kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe sigurisë së aviacionit.

Megjithatë, raporti përfshinte disa nga videot e publikuara më parë nga Pentagoni, të cilat përshkruajnë objekte fluturuese misterioze që zhvillojnë shpejtësi shumë të larta dhe manovrojnë përtej aftësive të avionëve modernë.

Këto objekte nuk duket se kanë ndonjë sistem të dukshëm shtytës ose zona kontrolli fluturimi./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme