Google ADS

NASA shpik teknologjinë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat

11:34 | 15 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Një teknologji e projektuar nga NASA u aplikua pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri për të ndihmuar lokalizimin e të bllokuarve nën rrënoja.

Agjencia hapësinore tha se grupeve të shpëtimit në Turqi iu dërgua një teknologji e ashtuquajtur ”spinoff” e NASA-s që mund të zbulojë njerëzit e bllokuar nën rrënoja nga SpecOps Group i Floridës.

Prototipat e njësive, të quajtura Finding Individuals for Disaster Emergency Response (FINDER), u ndërtuan fillimisht nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së përpara se t’i licensonin ato në SpecOps.

“Në kohë katastrofash, teknologjia mund të jetë një rrugë shpëtimi. FINDER, një

teknologjia spinoff e NASA-s, po u siguron ekipeve të shpëtimit një mjet thelbësor për të gjetur dhe ndihmuar ata që kanë nevojë pas tërmetit të fundit në Turqi dhe Siri”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson në një postim në Twitter.

Njësitë punojnë duke përdorur një radar me mikrovalë për të zbuluar lëvizjet e vogla të trupit të shkaktuara nga procese të tilla si rrahjet e zemrës ose frymëmarrja.

“Trupi juaj lëviz një milimetër kur zemra juaj rreh. Për shkak se vetë rrënojat nuk lëvizin, ne mund t’i ndajmë ato lëvizje nga njëra-tjetra”, tha Jim Lux, i cili ishte menaxher i detyrave në prototipat FINDER.

“Pastaj, ne shikojmë të shohim nëse lëvizja tregon rrahje zemre dhe frymëmarrje”, theksoi ai.

NASA tha se po punonte gjithashtu për të ndarë pamjet e saj ajrore dhe të dhënat nga hapësira për të mbështetur punonjësit e ndihmës.

Kërkimi për të mbijetuar vazhdoi pas dy tërmeteve të fuqishëm që goditën rajonin kufitar turko-sirian me disa orë larg një jave më parë, pavarësisht shpresave në pakësim e sipër.

Tërmetet vranë më shumë se 40 000 persona dhe kanë lënë miliona në nevojë për ndihmë urgjente.

Tërmeti i parë regjistroi një magnitudë prej 7,7 ballë më 6 shkurt dhe i dyti, më vonë po atë ditë, regjistroi një magnitudë prej 7,6 ballë Rihter./atsh

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme