NASA publikoi një seri të re fotografish të hollësishme me rezolucion të lartë të planetit Pluton duke u dhuruar hulumtuesve të dhëna vëzhgimi të papublikuara kurrë më parë.
“Këto pamje të reja të bëjnë të mbash frymën për një moment. Ato na njohin, me një rezolucion shumë të lartë, me përbërjen gjeologjike të Plutonit”, deklaroi Alan Stern, hulumtuesi kryesor i sondës “New Horizon” në një deklaratë, transmeton AFP.
”Pamjet e publikuara një ditë më parë kanë një rezolucion nga 77 deri në 85 megapixel”, referuar NASA-s.
Më 14 korrik, sonda “New Horizons” e NASA-s ishte e para anije hapësinore që përshkoi Plutonin.
Pamjet me rezolucion të lartë të Plutonit të publikuar tashmë zbulojnë një diversitet gjeografik me male të larta, duna rëre dhe rajone polare.
“Ky nivel cilësie është bërë i mundur vetëm pas dekadash udhëtimesh mbi planetin Venus apo Mars. Për Plutonin tashmë mund të eksplorojmë krateret, malet dhe fushat me akuj, prej më pak se pesë muaj filmimesh”, u shpreh Stern
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova