Nasa raportohet të jetë duke hetuar pretendimet se një astronaut është qasur në llogarinë bankare të ish bashkëshortes nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.
Kjo thuhet të jetë akuza e parë e kryerjes së një krimi në hapësirë, transmeton portali arbresh.info.
Anne MClain pranon të jetë futur në llogari nga ISS, por mohon të ketë kryer ndonjë krim, raporton New York Times.
Ish partnerja Summer Worden, raportohet se paraqiti një ankesë në Komisionin Federal të Tregtisë.
Zonja McClain është rikthyer në Tokë.
Astronauti i tha New York Times përmes një avokati që ajo thjesht po sigurohej që financat e familjes ishin në rregull dhe kishte para të mjaftueshme për të paguar faturat dhe kujdesin për djalin e zonjës Worden, të cilin ato ishin duke e rritur së bashku para ndarjes.
“Ajo mohon rreptësisht të ketë bërë diçka të paligjshme”, tha avokati i saj, Rusty Hardin, duke shtuar se zonja McClain ishte “plotësisht bashkëpunuese”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...