Google ADS

NASA përfundon me sukses ndryshimin e orbitës së asteroidit

08:59 | 12 Tetor 2022
A. B.

“Kjo është për dinosaurët”, shkruan NASA pas përfundimit me sukses të misionit të saj në hapësirë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se sonda Dart ndikoi me sukses në orbitën e asteroidit të saj të synuar, Dimorphos, shkruan Cnn.

Kjo shënoi herën e parë që njerëzimi ka ndryshuar në mënyrë të qëllimshme lëvizjen e një objekti qiellor.

Së fundmi NASA ka publikuar pamjet nga testi.

Para përplasjes, Dimorphos rrotulloi asteroidin e tij më të madh shoqërues, Didymos dhe iu deshën 11 orë e 55 minuta për të orbituar. Që nga përplasja, astronomët që përdorin teleskopët tokësorë në Tokë kanë konfirmuar se anija kozmike ndryshoi orbitën e asteroidit me 32 minuta për një kohë të re prej 11 orësh e 23 minutash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme