Objekti, në formë cilindrike, ra mbi një shtëpi në Naples më 8 mars, dhe më pas u dërgua për analizim në Qendrën Hapësinore Kenedi.
NASA tha se objekti metalik përdorej për të vendosur bateritë e vjetra në mallrat që asgjësohen nga Stacioni Hapësinor. Paleta me objekte u hodh nga Stacioni Hapësinor më 2021 dhe pritej që të digjej plotësisht pas hyrjes në atmosferën e Tokës, por një pajisje i shpëtoi djegies.
Copëza e metalit peshonte 0.7 kilogram dhe ishte 10 centimetra i gjatë dhe afër 4 centimetra i gjerë.
Askush nuk u lëndua pasi ky objekt goditi shtëpinë e Alejandro Oteros. Ai tha për mediat se e kishte gjetur objektin pasi ishte kthyer nga puna. Objekti kishte depërtuar nga çatia në tavanin e shtëpisë së tij./euronews
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...