Shkencëtarët e NASA-s kanë nisur një eksperiment të ri.
Ata po planifikojnë të dërgojnë fotografi nudo në hapësirë.
Kjo po bëhet në kuadër të projektit “Beacon in the Galaxy” (BITG).
NASA shpjegon se fotot nuk janë grafikë të njerëzve të zhveshur, por janë vizatime të një burri dhe gruaje bazuar në ADN.
Shkencëtarët shpjegojnë se ilustrimi i pikseluar të një burri dhe gruaje të zhveshur duke u përshëndetur mund të sjell deri tek një kontakt me jashtëtokësorët, shkruan NYPost, transmeton arbresh.info.
Së bashku me figurat nudo dhe një përshkrim të ADN-së, shkencëtarët janë përpjekur gjithashtu të përshkruajnë gravitetin.
E gjithë kjo bëhet një mesazh i përditësuar i koduar binar që mund të dërgohet në hapësirë.
Shkencëtarët mendojnë se një mesazh i koduar binar ka shumë të ngjarë të kuptohet nga alienët./arbresh.info/
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...
Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike