NASA do të dërgojë një anije kozmike në një mision për t’iu afruar më shumë diellit.
Parker Solar Probe, sipas astrofizikanit amerikan Eugene Parker, do të fluturojë më afër yllit tonë, më së afërmi ndonjëherë që e ka bërë ndonjë objekt i krijuar nga njeriu, transmeton portali arbresh.info.
Mjeti i madhësisë së një makine, që do të shkojë rreth 3.9 milionë milje pranë sipërfaqes së diellit, do të nise të shtunën nga Cape Canaveral të Floridës. Pritet që t’i afrohet diellit në vitin 2024.
Shkencëtarët shpresojnë të zbërthejnë mistere të tilla se pse kurora e diellit, shtresa më e jashtme e atmosferës së saj është më e nxehtë se sipërfaqja.
Mjeti kozmik do të orbitojë diellin 24 herë duke marrë mostra nga era diellore dhe duke bërë observime për së afërmi, ndërsa do të përballojë temperatura 1,377 gradë Celsius.
Një mburojë nxehtësie e bërë nga komponentë karboni dhe të përbëra nga qeramika do ta mbrojnë anijen hapësinore nga kushtet ekstreme./Arbresh.info/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...