Një gjykatës federal ka dënuar sot me burgim të përjetshëm, plus 30 vite, narko bosin Joaquin Guzman të njohur si “El Chapo”, bëjnë të ditur avokatët amerikanë në Qarkun Lindor të Nju Jorkut.
Gjykata gjithashtu e ka urdhëruar El Chapon, që të paguajë edhe 12.6 miliardë dollarë gjobë.
Për dëmshpërlimin ndërkaq do të vendoset më vonë.
Para dënimit të sotëm, avokati Mariel Colon, që ka vizituar Guzman rregullisht në burg tha se është optimist për shanset që ka ai në apel.
Joaquin “El Chapo” Guzman pritet të flasë për dënimin e tij sot, sipas avokatit të tij William Purpura.
Purpura tha sot për CNN se mendon që Guzman do të deklarojë se u soll gabimisht në SHBA.
Sipas avokatit, pas dënimit, El Chapo pritet që të trasportohet për në Kolorado./GazetaExpress
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...