Çmimet e naftës shënuan një rënie prej 6 për qind brenda javës së fundit, për shkak se frika e recesionit ndikoi negativisht në perspektivën e kërkesës globale për naftë dhe se indeksi i dollarit amerikan u rrit në nivelin më të lartë në pothuajse 20 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nafta e papërpunuar ‘Brent’ nga mëngjesi i sotëm tregtohet me 104,53 dollarë për fuçi, duke shënuar një humbje prej 6,37 për qind krahasuar me ditën e hënë kur tregtohej 111,65 dollarë për fuçi.
Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohet me 102,41 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 5,32 për qind krahasuar me çmimin e të hënës prej 108,17 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës të hënën filluan javën duke rikthyer disa nga humbjet e javës së kaluar, pasi ndërprerjet e furnizimit në Libi dhe mbylljet e planifikuara në Norvegji kompensuan shqetësimet se ngadalësimi ekonomik do të zvogëlonte kërkesën.
Çmimet ishin të përziera më herët të martën për shkak të frikës së ulët të furnizimit si pasojë e një greve në sektorin e naftës dhe gazit të Norvegjisë, ndërkohë perspektiva e recesionit ekonomik global vazhdon të shkaktojë problemet e kërkesës së dobët. Më vonë gjatë të njëjtës ditë, të dy standardet e naftës shënuan humbjet më të mëdha të përqindjes ditore që nga muaji mars, me indeksin e dollarit amerikan që u rrit në nivelin e tij më të lartë në pothuajse 20 vjet, duke shkaktuar frikën e recesionit ekonomik global.
Pas rënies për pothuajse 10 për qind të martën, çmimet e naftës balancuan disa humbje në tregun e hershëm të të mërkurës për shkak të frikës për furnizim më të ulët. Megjithatë, më vonë gjatë ditës, nafta e papërpunuar ‘Brent’ ra nën 100 dollarë për herë të parë që nga 25 prilli për shkak të rrezikut të recesionit që do të reduktonte kërkesën globale për naftë.
Shqetësimet për furnizimin e ngushtë vazhdojnë të ushtrojnë një presion në rritje mbi çmimet, pasi ndalimet perëndimore për naftën dhe gazin rus dhe vetë-sanksionimi i investitorëve shkaktojnë ndërprerje të furnizimit në një kohë kur vendet e grupit OPEC+ nuk po arrijnë të përmbushin nivelet e pritura të prodhimit.
Megjithatë, rritja e rezervave të karburantit në SHBA javën e kaluar shtoi presionin në rënie të çmimeve duke provokuar një ndjenjë negative të kërkesës.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet