Investitorët po përcjellin me kujdes rritjen e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Çmimet e naftës janë luhatur që pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani, por përkundër situatës së krijuar ato po ruajnë një farë stabiliteti.
Pasi Irani sulmoi një bazë ushtarake në Irak ku strehoheshin ushtarë amerikanë, çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në katër muajt e fundit. Por ato u ulën prapë pas deklarimit të Presidentit Trump se tani e tutje, veprimet ushtarake do të jenë të kufizuara.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e naftës janë rritur 25 për qind.
Analisti Mark Hamrick thotë se investitorët po përcjellin me kujdes mundësinë e përshkallëzimit të mëtejmë të situatës dhe ndikimin që mund të ketë kjo në prodhimin e naftës.
“Tregu reagoi me kujdes ndaj ngjarjeve, me frikën se mund të ketë përshkallëzime, por edhe duke kuptuar se deri tani nuk ka zhvillime që duhet të ndikojnë qoftë në ekonominë globale ose atë amerikane”, tha analisti Mark Hamrich.
Anlistët e tregut thonë se ka një faktor që po ruan stabilitetin e çmimeve të naftës, megjithë ndryshimet në politikat globale.
“Shtetet e Bashkuara ndryshuan përbërjen e tregut global të naftës, duke u bërë furnizues dhe eksportues gjigant. Investitorët mendojnë se furnizimi me naftë të papërpunuar nuk do të ndikohet shumë”, tha analisti Mark Hamrick.
Ndërkohë që ShBA është prodhuesi më i madhi naftës me 18 për qind të furnizimit të tregut, investitorët shqetësohen se Lindja e Mesme mund të sjellë pasiguri në çmimet e naftës.
“Nafta është produkt që tregtohet globalisht. Edhe pse në Shtetet e Bashkuara kemi furnizim të mjaftueshëm, tensionet në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë klientët amerikanë”, tha Helima Croft nga RBC Capital Markets.
Kërcënimet e Iranit për hakmarrje rritën shqetësimet për sulme kibernetike ose goditje ushtarake kundër prodhuesve të naftës në Lindje të Mesme.
Lindja e Mesme prodhon sasinë më të madhe të naftës në botë, duke siguruar 30 për qind të furnizimit. Në rast të ndërprerjes së prodhimit, rajoni ka kapacitete shtesë që mund të vihen në përdorim.
“Arabia Saudite është vendi me rezervat më të mëdha. Ata kanë një kapacitet prej 12.5 milion fuçi të prodhimit ditor. Edhe prodhues tjerë si OPEC, kompani në Kuvajt e Emirate të Bashkuara Arabe kanë kapacitete rezervë”, tha Helima Croft.
Prodhuesit e naftës shpresojnë që të mos ketë çrregullime të prodhimit, pasi kjo mund të ndikojë ekonominë globale./voa/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...