Kurdët e konsiderojnë “thikë pas shpine” marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë që i hapi dy vendeve nordike rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Bashkë-kryetari i Kongresit Kombëtar të Kurdistanit, Ahmed Karamush e cilëson këtë pakt “një tradhti ndaj luftës së popullit kurd për paqen dhe lirinë, si dhe për të drejtat e tyre kombëtare.
Sipas marrëveshjes së re, Ankaraja pritet të kërkojë nga Suedia e Finlanda ekstradimin e 33 militantëve të supozuar kurdë dhe të personash të dyshuar për përfshirjen në grushtin e dështuar të shtetit.
Ahmed Karamush: Edhe një herë, kurdët bëhen viktima të interesave të vendeve të ndryshme. Është e qartë se Suedia ka të drejtën të mendojë për sigurinë e saj politike kombëtare kur merr vendimet. Por cmimi ishte lufta dhe të drejtat e popullit kurd, dhe është ai që do ta paguajë në fund. Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer. Nuk e prisnim që qeveria suedeze të arrinte këtë lloj marrëveshjeje.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan theu rezistencën disa javore të dy shteteve nordike përpara samitit të Natos në Madrid, kur pranoi të hiqte veton turke që i bllokonte atyre rrugën drejt aleancës veri-atlantike, në këmbim të një pakti 10 pikësh i cili i detyron Suedinë dhe Finlandën t`i bashkohen luftës së Ankarasë kundër militantëve kurdë të shënjestruar prej saj dhe të ekstradojë shpejt personat e dyshuar. Ngadhenjimtar, Erdogan menjëherë deklaroi se do të kërkohet ekstradimi i 12 të dyshuarve kurdë nga Finlanda dhe 21 të tjerëve nga Suedia.
Emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë, por raportet në media tregojnë se disa prej tyre janë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe të tjerë pjesë e grupimit të drejtuar nga Fetullah Gulen, të cilin Erdogan e fajëson për tentativën për grusht shteti në 2016-tën./tch/
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut