Bashkësia lokale myslimane nga Londra organizoi sonte iftar në rrugë për banorët e ndërtesës Grenfell Tower, të cilët humbën gjithçka nga shpërthimi i zjarrit.
Vullnetarët nga shoqata Penny Appeal vendosën të shtrojnë iftar për të gjithë banorët që kanë jetuar në ndërtesën shumëkatëshe.
Gjatë kohës së iftarit ata u shërbyen me ujë, lëngje, bukë, gjellë dhe pemë.
Ndryshe, qindra njerëz kanë dhënë donacion rrobë dhe ushqime, ndërsa janë lansuar kampanja të shumta për mbledhjen e të hollave për banorët që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Deri më tash janë mbledhur më shumë se 3,4 milionë euro.
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...
Për nëntë muaj, 122 policë ishin “viktimë” e dhunës së qytet...
Treni i linjës Prishtinë – Pejë u gjuajt me gurë, Trainkos t...
Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Lufta kundër krimit dhe trafikut të emigrantëve, Shqipëria e...
Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare