Bangladeshi ka njoftuar një paketë masash kufizuese për më shumë se 400 mijë myslimanë Rohingya, të cilët kanë mbërritur nga Myanmari që prej gushtit.
Sipas këtyre kufizimeve, refugjatët myslimanë Rohingya do të duhet të qëndrojnë në vende fikse të caktuara për ta nga qeveria dhe të mos udhëtojnë diku tjetër, thotë policia.
Bangladeshi njoftoi gjithashtu plane për të ndërtuar strehëza për deri 400.000 njerëz pranë qytetit të Cox’s Bazar.
Rohingyas janë larguar nga vendi i tyre pas një ofensive të ndërmarrë nga qeveria e Myanmarit, e cila sipas OKB mund të shkaktojë pastrim etnik.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar ushtrinë për djegien e fshatrave Rohingya.
Por ushtria thotë se po u përgjigjet sulmeve nga militantët dhe mohon se në shenjestër të ketë civilët.
Ndërkohë, një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Bangladeshit dhe Myanmarit në lidhje me shkeljet e dyshuara të hapësirës ajrore të Bangladeshit gjatë javës së kaluar.
Në një deklaratë, policia e Bangladeshit tha se muslimanët Rohingya nuk do të lejohen të lëvizion kudo përveçse në qendrat e strehimit të përcaktuara. Nuk do të lejohen të shkëputen në ndonjë vend tjetër për të jetuar me familjen apo miqtë.
Operatorëve dhe shoferëve të transportit gjithashtu u është kërkuar të mos transportojnë refugjatë, ndërsa pronarët janë porositur që të mos japin me qira ndonjë pronë të tyre.
Analistët thonë se qeveria dëshiron ti mbajë të veçuar myslimanët Rohingya nga popullsia e Bangladeshit me shpresën e kthimit të tyre në Mianmar, ose në ndonjë vend të tretë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...