“Myslimanët nuk janë 100% njerëz”, thotë politikani suedez

01:04 | 27 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Martin Strid, nga demokratët e Suedisë kundër emigracionit (SD), ka bërë komente rreth komunitetit mysliman, duke iu drejtuar partive të mbledhura në konferencën kombëtarë të partisë.

Duke folur për turmën, Strid tha se nëse i vendosim në një renditje nga 1 në 100, del “që myslimanët nuk janë 100 përqind njerëz”, citojnë mediat suedeze, transmeton portali arbresh.info

“Në një anë ata janë 100% njerëzor, në anën tjetër janë 100% Mohammedan”, tha ai, ndërsa vazhdoi duke thënë se edhe militantët e ISIS-it “janë 100% Mohammedan”.

Anëtarët tjerë të partisë janë distancuar nga komentete e Stridit, dhe i kanë cilësuar ato si “raciste”.

Pas komenteve negative që morri ai në rrjetet sociale, Stridsi ka kërkuar falje, ndërsa ka shtuar se ka “folur në nxitim”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme