Muslimanët në SHBA dhanë rreth 1.8 miliardë dollarë zeqat në vitin 2021, treguan rezultatet e raportit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti të publikuar nga Iniciativa Filantropike Muslimane në Universitetin e Indianës, muslimani mesatar në SHBA jep 2.070 dollarë zeqat, një nga pesë shtyllat e Islamit.
Rezultatet e raportit tregojnë se muslimanët amerikanë janë më të prirur ta shohin zeqatin si një akt të caktuar filantropie apo bamirësie, sesa si një taksë të vendosur nga autoritetet fetare.
Shariq Siddiqui, drejtor i Iniciativës Filantropike Muslimane, tha se shumica e këtyre parave janë dhuruar gjatë muajit të Ramazanit.
“Thelbësore është që organizatat jofitimprurëse dhe bamirësitë të gjejnë mënyra kuptimplota për të bashkëvepruar me donatorët muslimano-amerikanë gjatë muajit të Ramazanit”, tha Siddiqui.
Përfituesit më të mëdhenj të bamirësisë ishin organizatat ndërkombëtare jofitimprurëse, të cilat morën 25.3 për qind të të gjitha fondeve të zeqatit, thuhet në raport.
Fjala “Zeqat” është një fjalë arabe që do të thotë pastrim, rritje, përparim. Zeqati është një nga pesë shtyllat e Islamit, ose shtylla e katërt i Islamit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...