Myslimanët mbledhin fonde për të riparuar varrezat e hebrenjve

10:55 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Grupe myslimanësh kanë mbledhur dhjetëra mijëra dollarë për të riparuar varrezat e hebrenjve që janë vandalizuar nga një valë sulmesh anti-semitiste në SHBA.

Më shumë se 100 gurë varresh janë hequr në varrezat 123-vjeçare në Missouri në kohën e njëjtë kur 11 qendra të komunitetit hebre kanë marrë kërcënime me bombë, transmeton portali arbresh.info. Të gjitha kërcënimet ishin të rreme.

Tani aktivistë të organizuar nga grupet Mpower Change dhe CelebrateMercy kanë premtuar rreth 55 mijë dollarë për të riparuar varrezat.

Ata kanë shkruar në faqen e  tyre: “Ndërkohë që këto akte të pamenduara na kanë mbushur me trishtim, ne reflektojmë mesazhin e unitetit, tolerancës dhe mbrojtjen e ndërsjellë që gjendet në Kushtetutën e Medinës, një kontratë historike sociale mes hebrenjve të Medinës dhe komunitetit të parë mysliman”.

Sulmin ndaj varrezave e ka dënuar edhe presidenti amerikan Donald Trump, ai i ka quajtur këto akte vandale “të tmerrshme”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme