Rreth 2.500 demonstrues myslimanë kanë marshuar në Barcelonë për të dënuar terrorizmin.
Marshi u zhvillua në Plaza de Catalunya, në afërsi të vendit ku një islamist i dyshuar përplasi me furgon këmbësorët në Las Ramblas, duke vrarë 14 e lënduar më shumë se 100 persona, transmeton portali arbresh.info.
Komunitetet myslimane në Barcelonë janë mbledhur në mbrëmje për të mbështetur viktimat dhe për të dënuar terrorizmin islam, raporton El Pais.
Njerëz nga i gjithë qyteti filluan të shkojnë në vendin e ngjarjes, duke arritur më shumë se 2,500 deri në orën 19:00 të kohës lokale, njoftoi policia e Barcelonës. Plaza de Catalunya shtrihet shumë afër Las Ramblas, ku ndodhi sulmi shkatërrues terrorist më parë këtë javë.
Ndërsa njerëzit u grumbulluan në shesh, përfaqësuesit e tre bashkësive islamike dhanë një deklaratë në katalanisht, spanjisht dhe arabisht, duke thënë se myslimanët vendas hodhën poshtë dhunën dhe u ofruan mbështetje atyre që ishin plagosur gjatë sulmit.
Tabela të improvizuara që shkruanin “Ne jemi gjithashtu viktima”, “Terrorizmi nuk ka fe”, “Ne të gjithë jemi Barcelona, jo terrorizmi”, u mbajtën nga turma.
Njerëzit më pas lëvizën përpara duke ngritur një flamur të gjelbër që thoshte: “Ne jemi myslimanë, jo terroristë”./Arbresh.info
https://twitter.com/JRibalaygue/status/899684115380830211
https://twitter.com/carlescampuzano/status/899719729283313666?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F400467-barcelona-muslims-rally-terrorism%2F
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen