Ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, ka nxitur debat në rrjetet sociale, pas deklaratës së tij kur tha se ‘myslimanët kanë të drejtë të vrasin million francezë për shkak të masakrave të së kaluares’.
Komentet e tij u bënë pas sulmit me thikë në Nice, ku mbetën të vrarë 3 persona, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Mahathir, 95- vjeçar, një udhëheqës i respektuar në botën myslimane dhe në veçanërisht në vendin e tij ka theksuar se ‘liria e shprehjes nuk guxon që të përdoret për të fyer të tjerët’.
Përmes një postimi në mediat sociale ai tha se ‘myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakrat e të së kaluares.’
“Në përgjithësi, myslimanët nuk e kanë zbatuar ligjin e hakmarrjes”, shtoi ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ‘myslimanët kanë të drejtë të ndëshkojnë francezët, pasi kanë zemëruar shumë përsona”.
Mahathir, i cili shërbeu si kryeministër i Malajzisë për 24 vite, tha se Presidenti francez Emmanuel Macron ‘nuk po tregohet i qytetëruar’ dhe shtoi se ‘francezët duhet të mësohen që të respektojnë ndjenjat e njerëzve tjerë’,
“Pavarësisht nga feja që kanë, njerëzit e zemëruar edhe mund të vrasin”, tha ai./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%