Kërkues të Institutit Ludwig Maximillian në Mynih kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 3.000 banorë të tij për t`i bërë testet e anti-trupave të Covid 19.
“Qëllimi i studimit është të gjurmojmë përhapjen e virusit në Mynih në një periudhë të shtrirë kohe, që të kuptojmë më mirë sesi lëviz virusi, dhe të jemi në gjendje të dalim në përfundime të vlefshme për jetën në shoqëri”.
“Këto teste i bëjmë përmes gjakut. Infeksioni zbulohet përmes marrjes së materialit në hundë, ashtu gjendet virusi, por me testet e gjakut ne duam të shohim nëse njerëzit kanë zhvilluar një përgjigje imunitare e kjo shihet nga antitrupat”.
Tre ditë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi se shpërthimi i koronavirusit është në vend është nën kontroll pas uljes së shkallës së infektimit, ndërsa theksoi se sistemi shëndetësor “nuk ka qenë i stërngarkuar deri më tani”. Të dhënat e publikuara nga Agjencia gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se shkalla e infektimit është uluar për 0.7, që nënkupton se një person i infektuar e ka shpërndarë sëmundjen në më pak se një person tjetër.
Gjermania është përgëzuar për përpjekjet agresive të testimit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani atje janë regjistruar mbi 145.000 raste të infektimit, dhe 4.600 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...