Myftiu godet në transmetim aktivisten e të drejtave të grave (VIDEO)

21:49 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Autoritetet indiane kanë arrestuar një klerik mysliman i cili u nevrikos me një aktiviste lokale gjatë një debati televiziv mbi ligjin e sheriatit si e trajton divorcin.

Kleriku, i identifikuar si Myfti Ejaz Arshad Qasmi, është paraburgosur pasi u padit nga transmetuesi Zee Hindustan, transmeton portali arbresh.info.

Më parë këtë javë, kleriku u filmua duke goditur Farah Faiz, një avokate e të drejtave të grave, gjatë një shfaqjeje të drejtpërdrejtë të transmetuar nga kanali televiziv.

https://twitter.com/Zee_Hindustan/status/1019250361096286213?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1019250361096286213&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F433698-muslim-cleric-woman-india%2F

Gjërat dolën jashtë kontrolli kur të dy u përplasën për talakun – një fjalë që e bën një martesë islame të pavlefshme nëse thirret tri here nga burri. Faiz, e cila avokon kundër talakut të trefishtë, tha se kjo nuk është forma e divorcit që ekziston në Kuran, duke shkaktuar një reagim të dhunshëm nga myftiu.

“Praktika e talaq-e-bidatit pa pajtim të duhur shkel të drejtën themelore të çdo gruaje myslimane për të jetuar me dinjitet”, tha avokatja, duke shtuar se gratë myslimane janë bërë “viktima të diskriminimit gjinor në mungesë të rregullave të kodifikuara të duhura që rregullojnë martesën, divorcin dhe mirëmbajtjen”, sipas transmetuesit DNA.

Pas incidentit, është kërkuar që të ndalohen debatet televizive që kanë të bëjnë me Islamin./Arbresh.info/

https://twitter.com/Zee_Hindustan/status/1019239746168504320?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1019239746168504320&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F433698-muslim-cleric-woman-india%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme