Gjykata e Myanmar-it ka dënuar ish-lideren, Aung San Suu Kyi mbi dy akuza tjera për korrupcion, me nga 3 vjet burg secila, duke ia zgjatur në 26 vjet kohëzgjatjen e burgut, thotë një zyrtar ligjor.
Suu Kyi, 77-vjeçare, u burgos në shkurt të vitit 2021, kur ushtria mori pushtetin nga qeveria e saj. Ajo ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj, ku ajo akuzohet për marrje ryshfeti prej 550 mijë dollarësh nga Maung Weik, tajkun i dënuar për trafikim droge, raporton France24.
Ish-liderja burmanese është dënuar më herët me 23 vjet burg, pasi importoi dhe posedoi ilegalisht radiolodhje, duke dhunuar masat për koronavirus dhe shkelur nenin zyrtar shtetëror të fshehtësisë, mashtrime në zgjedhje dhe pesë akuza për afera korruptive.
Mbështetësit e saj dhe analistët e pavarur thonë se këto akuza janë të motivuara politikisht dhe kanë për qëllim ta zhvlerësojë dhe legjitimojë marrjen e saj ushtarake të pushtetit, në mënyrë që ta mbajnë larg pjesëmarrjes në zgjedhje, të cilat mbahen në vitin 2023./arbresh.info/
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...