Google ADS

Muzeu Kombëtar i Brazilit përfshihet nga flakët

08:18 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Muzeu Kombëtar i Brazilit në Rio de Janeiro është përfshirë nga flakë masive gjatë së dielës mbrëmë.

Në fotografitë e shfaqura shihet e tërë ndërtesa e mbuluar nga zjarri, transmeton portali arbresh.info.

Nuk dihet ende për shkaktarin e këtij zjarri.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar.

Rreth 50 zjarrfikës janë duke bërë përpjekje të shuajnë flakët që nga ora 19:00 e ditës së djeshme.

Flakët u përhapën shpejt nëpër rezidencën prej druri të shekullit të 10 që strehon muzeun.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë ndërtesa po digjet nga brenda.

Muzeu Kombëtar është një nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë e Amerikës, duke mbajtur mbi 20 milionë objekte që kanë të bëjnë me historinë natyrore dhe antropologjinë.

Ajo është vendosur brenda pallatit të Sao Cristovaos në Rio de Janeiro, një ish-rezidencë e familjes mbretërore portugeze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme