Përderisa forcat ruse po godasin qytetet me artileri dhe sulme ajrore, sfafi në muzeun kryesor në Kharkiv është duke u përpjekur që të ruajë veprat e artit të çmuar, shumë prej tyre nga artistë rusë.
Ndërtesa e zbukuruar, imponuese është ende në këmbë, ndryshe nga disa të tjera në Kharkiv, por dritaret janë thyer nga shpërthimet dhe pluhuri mbulon dyshemenë, transmeton portal arbresh.info
“Janë mbi 25 mijë vepra në koleksionin tonë”, tha Maryna Filatova, drejtuese e departamentit të artit të huaj në Muzeun e Artit në Kharkiv, duke shtuar se ishte një nga më të mëdhenjtë dhe më të vlefshmit në vend.
“Është thjesht ironi e fatit që ne duhet të shpëtojmë artin rus nga vetë rusët. Kjo ëhstë thjesht barbarizëm”, tha ajo për Reuters.
Në të gjithë Ukrainën, miliona njerëz janë larguar nga luftimet, ndërsa shumë të tjerë janë duke qëndruar për të zmbrapsur forcat ruse që avancojnë. Përveç jetëve dhe infrastrukturës, disa po përpiqen të shpëtojnë kulturën dhe historinë e Ukrainës. Në të gjithë Ukrainën, miliona njerëz janë larguar nga luftimet, ndërsa shumë të tjerë janë duke qëndruar për të zmbrapsur forcat ruse që avancojnë. Përveç jetëve dhe infrastrukturës, disa po përpiqen të shpëtojnë kulturën dhe historinë e Ukrainës.
Në Odessa në bregun jugor, një monument i Duc de Richelieu, një guvernator i qytetit në fillim të shekullit të 19-të, është mbrojtur nga thasët e rërës të grumbulluara rreth bazamentit dhe statuja deri në supet e saj.
Moska nisi atë që e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të hequr ata që ajo thotë se janë nacionalistë të rrezikshëm në Kiev.
Ukraina dhe aleatët e saj i quajnë veprimet e Rusisë një pushtim brutal që ka vrarë qindra civilë dhe ka detyruar miliona të ikin jashtë vendit.
Një nga veprat më të çmuara në muzeun e Kharkiv është një version i veprës mbresëlënëse të piktorit të njohur rus Ilya Repin e quajtur “Përgjigja e Kozakëve Zaporozhian”, e cila është hequr nga muri për t’u ruajtur nga bombardimet.
“Në thelb, ajo nuk duhet të lëvizet”, tha Filatova për pikturën. “Duhet të shmanget çdo lëvizje. Ne e trajtojmë atë me shumë kujdes”.
Ajo për Reuters foli mes galerive të zbrazëta dhe të ftohta, ku disa fotografi ishin ende të varura dhe të tjerat ishin mbështetur pas mureve, duke pritur që të vendoseshin në një vend më të sigurtë.
Filatova dhe kolegët e saj u qetësuan që koleksioni, i cili përfshin vepra të piktorit dhe printerit gjerman Albrecht Duerer dhe mjeshtrave holandezë, mbeti i paprekur.
Por me xhamat e thyer, ishte e pamundur të kontrollohej temperatura dhe lagështia brenda galerisë.
“Dëmin e vertetë mund ta vlerësojmë vetëm në kohë paqe”, tha ai./Reuters/arbresh.info/
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...