Elon Musk ka shitur një pjesë të aksioneve të tij në Tesla, por jo për të shpëtuar botën nga varfëria, por për të shpëtuar veten nga taksat mbi aksionet e mëparshme.
Musk postoi një sondazh në Tëitter të shtunën duke pyetur ndjekësit e tij nëse duhet të fillonin shitjen e aksioneve, motivimi i vërtetë për shitjen e tyre ishte “zgjidhja e detyrimit të zbritshëm nga taksat në lidhje me përdorimin e opsioneve të aksioneve”, sipas një paraqitjeje të agjencisë rregullatore të SHBA, transmeton portal arbresh.info
Investitorët e dinin tashmë se Musk po konsideronte shitjen e aksioneve për qëllime tatimore, por vlera e tyre ra pas sondazhit të tij në Tëitter pasi shumë e kuptuan se ai synonte të shiste një aksion më të madh.
Por Musk planifikoi të shesë vetëm shumën e tyre minimale të nevojshme për të paguar taksat, shkruan CNN.
Sipas dokumenteve të agjencisë rregullatore amerikane të bursës, shitja e rreth një të pestës së aksioneve është bërë në bazë të një plani pa marrëveshje nga shtatori, shumë kohë përpara se Musk të publikonte anketimin në rrjetet sociale.
CEO i Tesla zotëron një numër të madh aksionesh dhe mund të përballet me një faturë të madhe tatimore. Sipas planeve të propozuara nga demokratët, miliarderët mund të tatohen për “fitimet e parealizuara” kur çmimi i aksioneve të tyre rritet – edhe nëse ata nuk shesin asnjë nga aksionet e tyre./arbresh.info/
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?