Tesla ka rihapur fabrikën e vetme amerikane të makinës elektrike në Kaliforni, përkundër urdhrave kundër prodhimit.
Të hënën, shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk shkroi që prodhimi kishte rinisur dhe do të jetë në një linjë me të gjithë të tjerët, transmeton portali arbresh.info.
Shtetet amerikane dhe qeveritë lokale janë duke bërë përpjekje për të përcaktuar mënyrën më të mirë për t’u rihapur pas izolimit.
Musk më parë ishte zotuar të lëvizë selinë në Kaliforni nëse fabrika nuk lejohet të hapet.
Ndërsa shteti ka lehtësuar kufizimet për të lejuar prodhim, Qarku Alameda, ku ndodhet uzina e Fremontit, nuk ka. Qyteti është rreth një orë në jug të San Francisko.
Të shtunën, Elon Musk tha që Tesla kishte ngritur një padi kundër qarkut duke i kërkuar gjykatës të hiqte urdhrin që ndalon prodhuesin e makinave të rifillojë prodhimin.
Në vend që të presë për një vendim, Musk njoftoi në Twitter të hënën se uzina do të rihapet./arbresh.info/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...