Musk: Dikur votoja për demokratët, tani jam me republikanët

23:31 | 18 Maj 2022
Trina Galanxhi

Miliarderi Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe drejtori ekzekutiv i Tesla, tha sot se deri më tani ka votuar për demokratët, por se do të votojë për republikanët në të ardhmen.

Demokratët janë bërë “një parti e ndarjes dhe urrejtjes, kështu që unë nuk mund t’i mbështes më ata dhe do të votoj për republikanët”, shkroi Musk në Twitter, transmeton portal arbresh.info

“Tani shikoni fushatën e tyre të mashtrimeve të pista kundër meje”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/elonmusk/status/1526997132858822658

Musk është në proces të blerjes së medias sociale Twitter.

Pesëdhjetë vjeçari Musk kohët e fundit tha se beson se vendimi i Twitter për të ndaluar hyrjen e ish-presidentit Donald Trump në rrjetin social ishte “moralisht i keq”.

Ai njoftoi se kjo do të ndryshojë sapo ai të bëhet pronar i Twitter.

Vitin e kaluar, selia e Teslës u zhvendos nga Kalifornia liberale në Teksasin më konservator politik dhe vetë Musk u zhvendos në atë shtet, ku nuk paguan taksë mbi detyrimet shtetërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme