Shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk tha se Starlink është aktivizuar në një spital në Gaza, ku shumë objekte mjekësore janë shkatërruar nga lufta, me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.
Ministri i Jashtëm i shtetit arab të Gjirit, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, falënderoi sipërmarrësin miliarder për mbështetjen, pasi shumë objekte mjekësore janë shkatërruar dhe ilaçet janë të pakta,
“Starlink tani është aktiv në një spital të Gazës me mbështetjen e @UAEmediaoffice dhe @Israel,” postoi Musk në X.
Njoftimi erdhi më shumë se pesë muaj pasi qeveria izraelite dha miratimin për përdorimin e Starlink në spitalin në Rafah, një qytet në jug të Gazës.
Banorët thanë të martën se forcat izraelite kishin hedhur në erë disa shtëpi në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, ku Izraeli tha se operacioni i tij kishte për qëllim të shkatërronte batalionet e fundit të Hamasit./abcnews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...