Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka pohuar se Meksika “është shteti më i rrezikshëm në botë”, duke riafirmuar kërkesën e tij për ndërtimin e murit në kufirin me këtë vend, transmeton aa.
“Ne kemi nevojë për murin për sigurinë e vendit tonë. Kemi nevojë për murin për të ndihmuar në ndalimin e hyrjes masive të drogës nga Meksika, vend ky i cili vlerësohet si vendi numër një më i rrezikshëm në botë. Nëse nuk ka mur, nuk ka marrëveshje”, ka thënë Trump në një postim në median sociale.
Trump po ashtu ka përsëritur qëndrimin e tij se koston për murin do ta paguajë Meksika, në mënyrë direkte apo indirekte.
“Muri është ai mur. Mendimi im fillestar nuk ka ndryshuar apo evoluuar aspak. Muri fare nuk është planifikuar të ndërtohet në vende ku ka mbrojtje natyrore, siç janë malet, djerrinat ose lumenjtë e fuqishëm”, ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Meksikës ka reaguar ndaj cilësimit të Meksikës si “vendi më i rrezikshëm në botë” nga ana e presidentit amerikan Turmp.
“Ndonëse dhuna në Meksikë mund të jetë problem i rëndësishëm, është plotësisht e gabuar të thuhet se Meksika është vendi më i rrezikshëm në botë”, thuhet në një deklaratë nga ministria.
Në klasifikimin e Forumit Botëror Ekonomik, Meksika nuk bën pjesë në mesin e 20 shteteve më të rrezikshme.
Vetëm pesë ditë pas ardhjes në detyrë më 20 janar 2017, Donald Trump nënshkroi një dekret që parashihte ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën me qëllim “parandalimin e migrantëve ilegalë” dhe “rritjen e sigurisë kufitare”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...