Prej vitit 1961 deri 1989 njerëzit në Gjermaninë Lindore kanë jetuar pas një muri, si të burgosur në zonën e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik, e cila është vendosur pas Luftës së Dytë Botërore
Ikja nga kjo zonë ishte gati e pamundur. Në të ashtuquajturën Republika Demokratike e Gjermanisë (DDR) ishte e planifikuar të gjallërohej socializmi. Por në fund të viteve 1980 ky eksperiment dështoi.
Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth Bashkimit të Gjermanisë:
1. Pas hapjes së kufirit gjermano – gjerman në vitin 1989 njerëzit nga Lindja kaluan në pjesët perëndimore, për të shijuar lirinë.
2. Për të udhëtuar një herë pa pengesa dhe për të blerë gjëra të ndryshme, të cilat në DDR nuk kanë ekzistuar.
3. Veshjet e njohura në pjesët lindore u zhdukën si: këpucët ngjyrë hiri, xhaketat nga materiali artificial apo veshmbathjet sportive të bëra nga parashutat. Ndryshuan edhe frizurat. Shumë shpejt u zhdukën dallimet në dukje mes gjermanolindorëve ( të quajtur në pjesët e tjera të vendit “Ossis”) dhe gjermanoperëndimorëve. Por thellë në brendësi, ende ka dallime, paragjykimet kanë mbetur.
4. “Mes “Ossis” dhe “Wessis” (gjermanët në Perëndimi) ka ende shumë pak miqësi, shumë pak kontakte dhe lidhje. Shumë më pak se sa që do të duhej”, mendon Andreas Zick. Fajin për këtë e ka gjithmonë pala tjetër.
5. Gjenerata e dytë dhe e tretë pas bashkimit është shumë më optimiste dhe sheh më shumë vlera të përbashkëta mes Lindjes dhe Perëndimit.
6. Ndërkohë është rritur një gjeneratë e cila nuk e ka përjetuar fare Murin e Berlinit dhe ndarjen e Gjermanisë. Por askush nuk jep prognoza se deri kur do të zhduken dallimet në kokat e njerëzve nga Lindja dhe Perëndimi. Megjithë dallimet, shumica e njerëzve i gëzohet bashkimit dhe demokratizimit të Gjermanisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...